RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri Rama uron Ditën e Rinisë me vargjet e Migjenit

08/12/2022

Kryeministri Rama uron Ditën e Rinisë me vargjet e Migjenit

Ditën Kombëtare të Rinisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur ta urojë me një video ku paraqet  momente të ndryshme të rinisë shqiptare teksa marrin pjesë në Maratonë, koncerte, fushata sensibilizuese, etj,. Këto momente, kryeministri Rama i shoqëron me vargjet e Migjenit, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di”.

MIRËMËNGJES

dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit te përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote””, shkruan Rama.

/rtsh.al/