Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë uroi sot të gjithë socialistët për 30-vjetorin e krijimit të kësaj partie. Në urim zoti Rama thekson se do të vazhdojë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët.“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë”, – tha kryeministri Rama.
Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë ditës së sotme PS do të mbledh Kongresin, ku pjesa e parë e tij do t’i dedikohet rrugëtimit 30-vjeçar të PS-së”. Ndërsa pjesa e dytë e Kongresit do të vijojë me prezantimin e vizionit “Shqipëria 2030”, ku brenda kësaj pjese do të jetë edhe përmbledhja e objektivave të PS-së për mandatin e ri qeverisës. Pjesa e tretë e Kongresit do të vijojë me analizën e thellë në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste.