RTSH 24 Live

Kronika

Kryeministri Rama: Të shesësh votën është mëkat, dhe po aq mëkat është ta blesh

15/04/2021

Kryeministri Rama: Të shesësh votën është mëkat, dhe po aq mëkat është ta blesh

Kryeministri Edi Rama, tha nga Shkodra, se mbështet qëndrimet e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe të autoriteteve të Kishës Katolike, sa i përket fenomenit të shitblerjes së votës. Rama tha se të shesësh votën mëkat, po aq mëkat edhe ta blesh.

‘Unë jam shumë dakord me deklaratën e ambasadores amerikane, këtu qoftë edhe me autoritete Kishës Katolike, që adresuan një plagë shumë të madhe këtu për shitblerjen e votës. Të shesësh votën është mëkat, po aq mëkat edhe ta blesh!’- tha Rama.