RTSH 24 Live

Ekonomi

Kryeministri Rama: Rritja e eksporteve, shembull i ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri

09/09/2023

Kryeministri Rama: Rritja e eksporteve, shembull i ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri

Rritja e eksporteve ka qenë kryefjala e një postimi të kryeministrit, Edi Rama të shtunën, në rrjetin social Facebook. Sipas tij, eksportet e mallrave të produkteve shqiptare kanë pësuar një rritje të madhe në 2022, krahasuar me 2018.

Duke iu referuar raportit të CEFTA-s, kryeministri shkruan se gjatë vitit 2022 eksportet shqiptare kapën shifrën e 686 milionë eurove, 72% më shumë se në vitin 2018-të, ku të dhënat ishin në shifrat e 398 milionë eurove.

Rritja e eksporteve shqiptare nga 398 mln euro në 2018, ne 686 mln në 2022 (+72%) në zonën e CEFTA-s, ku hyjnë gjashtë vendet e rajonit tonë plus Moldavia, përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030,” shkruan Rama.

/rtsh.al/