RTSH 24 Live

Politikë

Kryeministri Rama publikon foton, takohet me presidentin e SHBA-së Joe Biden

22/09/2022

Kryeministri Rama publikon foton, takohet me presidentin e SHBA-së Joe Biden

Kryeministri Edi Rama ka pozuar në foto me Presidentin e SHBA-së Joe Biden. Foto është shpërndarë nga vetë Rama, ku në krah të tyre kanë qenë edhe bashkëshortet Linda Rama dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Takimi mes Ramës dhe Joe Biden ka ndodhur në New York, ku kryeministri Shqiptar ndodhet në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  

Nga takimi ka zbuluar më shumë detaje ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Joe Biden dhe Edi Rama janë në New York këtë javë, së bashku me liderë të tjerë botërore në kuadër të takimeve të OKB-së. Si pjesëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi përgjegjësinë që të adresojmë sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj një shteti sovran, Ukrainës”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Rama ka takuar shumë personalitete të politikës. Më herët Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtme të BE Borrell, me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak etj.

/rtsh.al/