RTSH 24 Live

Politikë

Kryeministri Rama për median gjermane: Bavarinë duam ta kthejmë në partner të Shqiperisë

27/01/2022

Kryeministri Rama për median gjermane: Bavarinë duam ta kthejmë në partner të Shqiperisë

Ai ka qenë sportist, është një artist i njohur dhe kryeministër i Shqipërisë. Edi Rama, të hënën në mbremje, ftoi së bashku me menaxherin e mediave, Prof. Wolfram Vinter, shkencëtarë dhe artistë, por edhe përfaqësues të medias në "The Grill", në  shtëpinë e artistëve në Mynih. Rama dëshiron që Bavarinë ta kthejë në partner të Shqiperisë.

“Bavaria është e fortë ekonomikisht. Ka shumë start up dhe kjo është për ne interesante"- tha Rama.

Edhe filmi ishte një nga temat e diskutuara.

Rama: “Ne jemi një vend i vogël, por kemi liqene, male, pyje dhe plazhe.Të gjitha të arritshme brenda një kohe shumë të shkurtër. Kjo ofrohet nëpër filma dhe produkte televizive".

Mes të ftuarve ishin, Dr. Christian Franckenstein (Bavaria Film), Dorothée Wahl (PIN-Freunde), Prof. Castulus Kolo (Macromedia), Filmproduzent Uli Limmer dhe ministret shqiptare Elva Margariti, ministrja e Kulturës dhe Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit. /BILD

BILD: Edi Rama: Albaniens Ministerpräsident wirbt um Bayerns Medien. https://www.bild.de/regional/muenchen/muenchen-aktuell/edi-rama-albaniens-ministerpraesident-wirbt-um-bayerns-medien-78948604.bild.html