RTSH 24 Live

Politikë

Kryeministri Rama në Kosovë, takime me drejtues të partive politike

27/09/2021

Kryeministri Rama në Kosovë, takime me drejtues të partive politike

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime të veçanta me drejtues të partive politike. Fillimisht, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u takuan me kreun e PDK, Memli Krasniqi. Në vijim, Kryeministri zhvilloi një takim edhe me kreun e LDK, Lumir Abdixhiku. Axhenda e vizitës së Kryeministrit Rama në Prishtinë ka vijuar edhe me takimet që zhvilloi me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Kryeministri Rama po zhvillon vizitën zyrtare në Kosovë, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.