RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri Rama ndan panoramën nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë

20/06/2021

Kryeministri Rama ndan panoramën nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë, një panoramë mahnitëse natyrore me dalje në detin Adriatik. “Mirëmëngjes me këtë panoramë nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë”, tha kryeministri Rama.
Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë kryesorë në Shqipëri që buron në malin e Valamares në afërsi të Pogradecit dhe, pasi përshkon një luginë 181 km të gjatë, përfundon në detin Adriatik me grykëderdhje në një nga plazhet më të bukura të vendit, Plazhi i Vilë-Bashtovës.
Lumi i Shkumbinit kalon mespërmes territorit shqiptar dhe shquhet për florën dhe faunën e pasur. Përgjatë rrjedhës së tij hasen edhe vendbanime të hershme Ilire si në Selcën e Poshtme në Krahinën e Mokrës dhe urën e Golikut, atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin.