RTSH 24 Live

Kronika

Kryeministri Rama: Basha është i 4-ti në bronz! Para vjen Saliu, Meta e Kryemadhi

02/04/2021

Kryeministri Rama: Basha është i 4-ti në bronz! Para vjen Saliu, Meta e Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi në Berat, ka ironizuar liderin e PD, duke thënë se "në fakt ai nuk është lideri, por i katërti në atë parti pasi para tij vjen Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi". Kryeministri komentoi edhe shprehjet 'Rama ik' duke thënë se këto vijnë si rezultat pasi opozita e di që nuk e mund dot. Zoti Rama e konsideroi Bashën një lider pa karakter, të papërgjegjshëm, që premton sikur do sjellë ndryshimin, por në fakt rrezikon jetën e qytetarëve me mitingjet e tij.

"Mbrëmë, në atë emisionin atje, fliste tjetri se ka rënë konsumi vjet. Një rëni të konsumit vjet për shkak të qeverisë dhe bashkive apo për shkak të një goditje që mori gjithë bota dhe mbylljen e shumë aktivitete ekonomike. Sot e them këtë se nga njëra anë kemi një  grup, një bashkim forcash reaksionare, forcash regresive, që pretendojnë që të sjellin ndryshimin dhe sillen sikur këtu të jemi në një situatë normale. Del i pari i tyre, në fakt është i katërtit, i pari është Saliu, pastaj Meta e më pas Kryemadhi, dhe i katërti është ai, Basha, i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e  vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie dhe me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha, partitë dhe qëllimet e tjera. Ç'na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz? Edi Rama ka frikë përpara uraganit. Cilit uragan? Atë të shkuarjes "për lesh" kolektivisht? Në emër të cilit ndryshim nga jeta në botën tjetër? Po, unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare. "Rama ik", "Rama ik". Po pse? Sepse nuk më mundin dot", tha Rama