RTSH 24 Live

Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kufijtë ekzistues në Ballkan, marrëzi e madhe! Shtojnë korrupsionin

31/03/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kufijtë ekzistues në Ballkan, marrëzi e madhe! Shtojnë korrupsionin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se çështja e kufijve të shteteve në Ballkan janë një marrëzi e madhe.

Këtë deklaratë, Dimitar Kovaçevski e bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij serbe në Beograd, Ana Brnabiç. Ndërsa shtoi se kufijtë ekzistues të Ballkanit janë thjesht burim i korrupsionit.

 “Nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë e Ballkanit. Do të thotë që nëse shkoni në veri nga këtu në Horvosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, nuk ka kufij deri në Skandinavi. Ndërsa nëse doni të shkoni në Ballkan, çdo 100 kilometra keni kufij.

 Dhe prandaj nuk më pëlqejnë disa projekte, kur më vijnë nga Bashkimi Evropian për financim, përmirësim të kontrollit të kufirit, neve nuk na duhen kufij.

Unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij, të integruar në BE.

Kufijtë që ekzistojnë aktualisht, mes vendeve që kanë regjim pa taksa me njëri-tjetrin, që kanë marrëdhënie miqësore, janë vetëm burim korrupsioni dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.

/rtsh.al/