RTSH 24 Live

Politikë

Kryeministri holandez më 10 nëntor në Shqipëri, Rama: Do rikonfirmojë mbështetjen për hapjen e negociatave

24/09/2021

Kryeministri holandez më 10 nëntor në Shqipëri, Rama: Do rikonfirmojë mbështetjen për hapjen e negociatave

Kryeministri holandez, Mark Rutte, më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë. Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama, ka takuar homologun e tij, ndërsa shkruan se Rutte do të rikonfirmojë mbështetjen e Holandës për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

"Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", shkruan Rama.