RTSH 24 Live

Botë

Kryeministri Estonez jep dorëheqjen në kuadër të një hetimi për korrupsion

13/01/2021

Kryeministri Estonez jep dorëheqjen në kuadër të një hetimi për korrupsion

Kryeministri estonez, Juri Ratas njoftoi sot dorëheqjen e tij pasi formacioni i tij politik, Partia e Qendrës, është përfshirë në një hetim për korrupsion në lidhje me një kompani imobiliare.

“Kam marrë sot vendimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit”, shkruan Ratas, president i partisë, në një mesazh të postuar në Facebook në përfundim të një takimi prej disa orësh.

Dorëheqja e tij çon në rrëzimin e qeverisë të koalicionit të qendrës së djathtë, e cila pret gjithashtu një parti të ekstremit të djathtë.Zgjedhjet e reja janë pak të mundshme.

Presidentja, Kersti Kaljulaid, ka tashmë 14 ditë për të emëruar një kryeministër të ri që duhet të miratohet nga Parlamenti.

Ratas deklaroi se shpresonte që dorëheqja e tij do të kontribuonte për të hedhur dritë në të gjitha rrethanat e hetimit për korrupsion, por këmbënguli mbi faktin se nuk kishte marrë asnjë vendim të keq.

Hetimi përqendrohet në kompaninë e pasurive të patundshme Porto Franco e cila mori një hua të madhe nga shteti dhe arriti një marrëveshje fitimprurëse me autoritetet në kryeqytetin Talin, kryetari i së cilës është gjithashtu anëtar i partisë së Ratas.

Babai i pronarit të kompanisë, biznesmeni Hillar Teder, i ka dhuruar shuma të mëdha Partisë së Qendrës.

“Si kryeministër, unë nuk kisha ndjesinë, në rastin e Porto Francos, se një ministër apo një parti u përpoq të ndikonte në vendimet e qeverisë në një drejtim të paligjshëm”, theksoi Ratas. /AFP