RTSH 24 Live

Europë

Kryeministri britanik vizitë për herë të parë në Irlandën e Veriut pas marrjes së detyrës

16/12/2022

Kryeministri britanik vizitë për herë të parë në Irlandën e Veriut pas marrjes së detyrës

Rishi Sunak takoi të enjten partitë më të rëndësishme politike në Irlandën e Veriut, në vizitën e tij të  parë pasi mori detyrën si kryeministër në tetor të këtij viti, njoftojnë mediat britanike.  

Fokusi i bisedimve të tij ishte një mosmarrëveshje për zbatimin e rregullave tregtare në rajon pas Brexit.

Britania dhe BE rifilluan bisedimet në tetor për të zgjidhur problemet që lidhen me Protokollin e Irlandës së Veriut, e cili vendosi kontrolle vitin e kaluar për disa produkte që vijnë nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

BE-ja ka thënë se është shumë optimiste që mund të arrihet një konsultim pozitiv, nëse Britania tregon vullnetin e nevojshëm politik.

Çdo marrëveshje do të duhet të kapërcejë përçarjet brenda Partisë Konservatore të Sunnock, por edhe brenda Partisë Unioniste Demokratike (DUP), e cila është partia më e madhe politike pro-britanike në Irlandën e Veriut.

 

/ rtsh.al /