RTSH 24 Live

Botë

Kryeministri australian: Nuk planifikoj të bisedoj me Macron për anulimin e marrëveshjes së nëndetëseve

21/09/2021

Kryeministri australian: Nuk planifikoj të bisedoj me Macron për anulimin e marrëveshjes së nëndetëseve

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i cili udhëtoi për në SHBA për të zhvilluar kontakte zyrtare tha se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk planifikon të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas lajmit të transmetuesit australian, bëhet e ditur se kryeministri Morrison, bëri deklaratë lidhur me anulimin e projektit për ndërtimin e flotës së nëndetëseve tradicionale me Francën në vlerë prej 90 miliardë dollarë australianë (rreth 66 miliardë dollarë amerikanë).

"Do të ishte naiv mendimi se Franca nuk do të pësonte zhgënjim nga anulimi i marrëveshjes", theksoi Morrison i cili mbrojti idenë e tij se këtë duhet ta bënte për interesin kombëtar të Australisë. "Ajo që Australia po bën është kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Të gjitha vendet janë të detyruara që të marrin vendime në drejtim të interesave të tyre", shtoi Morrison.

Duke vënë në dukje se nuk planifikon të takohet me presidentin francez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Morrison tha se "Aktualisht për këtë nuk ka një mundësi. Jam i sigurt se kjo mundësi do të vijë me kohë. Por, e kuptoj zhgënjimin aktual dhe ata po punojnë mbi konsultimet me ambasadorët e kthyer në Paris ku dhe ne do të jemi të durueshëm për këtë çështje".

Morrison tha se gjatë takimeve të tij në SHBA, krahas liderëve evropianë do të zhvillojë bisedime edhe me liderët e ASEAN lidhur me marrëveshjen e sigurisë AUKUS që kanë nënshkruar me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe cila do të sigurojë që Australia të posedojë nëndetëse me energji bërthamore.

Franca akuzoi Australinë për "tradhti"

Pas marrëveshjes AUKUS që u nënshkrua mes Australisë, SHBA-së dhe Britanisë më 16 shtator, Australia njoftoi anulimin e marrëveshjes së arritur me kompaninë franceze "Naval Group" që parashikonte ndërtimin e 12 nëndetëseve tradicionale me naftë-elektrike me një vlerë prej 90 miliardë dollarë australianë (rreth 66 miliardë dollarë amerikanë).

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian duke e cilësuar marrëveshjen si "tradhti" tha: "U goditëm pas shpine".

Ministri Drian bëri të ditur se me udhëzim të presidentit Macron morën vendim që të tërheqin urgjentisht me qëllim konsultimi ambasadorët në Canberra dhe Washington.

Më tej u tha se marrëveshja e partneritetit trepalësh të sigurisë i emërtuar "AUKUS’", e cila është shkurtesa e emrave të tre vendeve nënshkruese të marrëveshjes, u bë kundër pranisë ushtarake në rritje të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit./AA