RTSH 24 Live

Kronika

Kryemadhi: Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë!

17/04/2021

Kryemadhi: Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë!

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, thotë se vota për forcën e politike që ajo drejton është mbështetje për një parti vërtetë të majtë. Duke shpërndarë një video në rrjetet sociale, Kryemadhi kujton se LSI-së nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit. “Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët. Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6. Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri" shkruan zonja Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte këtë të shtunë në Vlorë, nga ku tha, se Vlora dhe Shqipëria do çlirohen nga bajlozi i rilindjes falë votës popullore të shqiptarëve më 25 prill për opozitën e bashkuar. Sipas saj, fenomenin e blerjes së votave e implementojnë ata që ajo i quajti “balerinat e bandës së Astirit”. Kryemadhi tha, se LSI në Vlorë do fitojë 3 mandate, ndërsa kryesuesi i listës së këtij qarku, Luan Rama i dha fund edhe zërave për përplasje mes kandidatëve, ku në takimin elektoral, tha se janë përpjekur jo pak herë t'i përçajnë, por nuk ja kanë dalë dot.