RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi: Rama po paguan një fushatë dezinformimi kundër meje! 

31/03/2023

Kryemadhi: Rama po paguan një fushatë dezinformimi kundër meje! 

Ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, aktualisht deputetja e Partisë së Lirisë në parlamentin shqiptar, i ka cilësuar shpifje akuzat për lidhje me implikimin e saj politikanë rusë në parajsat fiskale. 

Në një deklaratë për mediat të premten zonja Kryemadhi tha se nuk ka llogari bankare dhe as lidhje biznesi jashtë vendit. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se me para publike po paguan një fushatë dezinformimi kundër saj. 

"Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë. Ju rikujtoj edhe njëherë se, me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se cfare e pret.

Ashtu siç e kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investimigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin Opinion, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij!", është shprehur Kryemadhi. 

/ rtsh. al /