RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës

22/01/2023

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” në qytetin e Vlorës.

Gjatë një ceremonie, ku të pranishëm ishin figura të jetës publike, Baba Mondi u vlerësua për punën dhe kontributin e tij në shoqëri.

Kryegjyshi Botëror Bektashian e shfrytëzoi rastin për t’u drejtuar një thirrje shqiptarëve, që të mos largohen nga vendi.

“Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falenderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë. Falenderoj Zotin që na bëri bashkë këtë ditë. Dua ta mbyll me një shprehje të Baba Aliut: Jeta përbëhet nga dy ditë, një për ty e një kundër teje. Mos e lini këtë vend të bekuar ku të parët tanë dhanë jetën, shqiptarët kudo kanë dhënë e japin, por më shumë japin në vendin e tyre”, tha Baba Mondi.

Edhe në këtë ceremoni, Baba Mondi përsëriti mesazhet për paqe, vllazëri e tolerancë.

/rtsh.al/