RTSH 24 Live

Botë

Kriza, Von der Leyen: Ukraina mundet të eksportojë energji elektrike në Evropë

30/06/2022

Kriza, Von der Leyen: Ukraina mundet të eksportojë energji elektrike në Evropë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nga sot Ukraina do të mund të eksportojë energji elektrike në Evropë. Lajmin e bën të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter ajo shkruan se Ukraina jo vetëm do të sigurojë burim energjie për BE por do të përfitojë të ardhura, të domosdoshme për vendin në situatën me luftën me Rusinë.

"Jam shumë e kënaqur të njoftoj se Ukraina tani mund të eksportojë energji elektrike në tregun e BE. Ajo do të sigurojë një burim shtesë të energjisë elektrike për BE duke sjellë të ardhura shumë të nevojshme për Ukrainën. Kështu që përfitojmë të dyja palët", shkruan Von der Leyen. 

/rtsh.al/