RTSH 24 Live

Botë

Kriza ushqimore në Afganistan, prindërit, ilaç gjumi fëmijëve për të shmangur urinë

24/11/2022

Kriza ushqimore në Afganistan, prindërit, ilaç gjumi fëmijëve për të shmangur urinë

Mungesa e theksuar e ushqimeve, ka detyruar afganët tu japin fëmijëve të tyre të uritur medikamente për t’i vënë në gjumë. Të tjerë janë detyruar të shesin vajzat e tyre dhe organet për të mbijetuar. 

“Fëmijë tanë qajnë dhe nuk flenë. Nuk kemi ushqim. Prandaj detyrohemi të shkojmë në farmaci, të marrim tablet dhe t’ua japim fëmijëve që të flenë”, u shpreh Abdul Wahab për BBC.

Këtë metodë raportohet ta bëjnë dhe shumë afganë të tjerë. Një prej tyre në xhep ka një blister me tablet alprazolam, qëtësues që shpesh jepet për të trajtuar çrregullimet e ankthit.

Ghulam, baba i 6  fëmijëve, më i vogli i të cilëve është një vjeç, pranoi se ia jep edhe atij ilacet, në pamundësi pë ta ushqyer me bukë.

Të tjerë tregojnë blistera me tableta escitalopram dhe sertraline tablets që dhe ato jepen për të trajtuar ankthin dhe depresionin.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes.

Në farmaci, çmimi i pesë tabletave që mund të përdren deri për 10 fëmijë është 10 cent, sa çmimi i një cope bukë.

Por mjerimi nuk ndal këtu. Të tjerë raportohet se shesin organet e tyre, Një 20 vjeçar që quhej kishte shitur veshkën për 3100 dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre parave i kishte përdorur për të shlyer borxhet që familja e tij kishte marrë për të blerë ushqime.

“Shita vajzën pesë- vjecare për 1200 dollarë, sa gjysma e asaj që merr nga shitja e një veshke, tha me lot në sy një tjetër afgan.

Ky është dimri i dytë qëkur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë. Në Afganistan, njerëzit ndihen të braktisur, si nga qeveria talebane ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

/rtsh.al/