RTSH 24 Live

Europë

Kriza politike në Itali, Giussepe Conte do të përballet sot me Senatin

19/01/2021

Kriza politike në Itali, Giussepe Conte do të përballet sot me Senatin

Kryeministri Italian Giussepe Conte arriti të siguronte votëbesimin në Dhomën e Ulët të parlamentit dhe sot pritet të përballet më sfidën më të vështirë, Senatin ku qeveria e tij ka një mazhorancë të dobët.

Qeveria Conte fitoi votëbesimin në dhomën e deputetëve  me 321 vota pro dhe 259 kundër.  

Në rast se qeveria Conte nuk arrin të fitojë votëbesimin në Senat atëherë më shumë mundësi avokati mund të japë dorëheqjen dhe më pas do të jetë presidenti Mattarella ai që mund të vendosë formimin e një qeverie teknike.

Ndërkohë opozita përkrah më shumë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në qershor të cilat në kushtet e pandemisë mund të rëndojnë situatën në shtetin fqinj, njofton euronews.albania.

Italia u përfshi nga kriza politike pak ditë më parë kur ish kryeministri Matteo Renzi drejtues i partisë “Italia Viva” tërhoqi nga qeveria e koalicionit dy nga ministrat e tij.