RTSH 24 Live

Ekonomi

Kriza energjitike, Rama: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet! Por nuk ka edhe rritje pensionesh e pagash!

09/10/2021

Kriza energjitike, Rama: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet! Por nuk ka edhe rritje pensionesh e pagash!

Kryeministri Edi Rama ka premtuar në një konferencë të posaçme për shtyp se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjet. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri ndërsa prezantoi planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike. “Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime" tha zoti Rama. "Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu  jemi për njëri - tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve" shtoi ai. Zoti Rama u shpreh që "... ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje". 
Sipas kryeministrit socialist palni i përballimit të krizës ka 3 pika. "E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndëveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.
Por zoti Rama hodhi poshte edhe mundësinë e rritjes së ndjeshme të pagave apo pensioneve, duke lajmëruar se nëse do të ndërmerrej një hap i tille atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte dhe atëherë do të kuptoheshe se çfarë do të ishte kriza e urisë e vërtetë. “Disa mund të thonë bëni pensionin minimal 300 euro dhe pagën 500 eruo ... ne nëse e çojmë pensionin në 30 mijë lekë në fund të vitit të ardhshëm ... brenda 2 vitesh do përjetonim faleimentin më të madh, dhe atëherë do e dinim se çdo të thoshte të vuaje për bukë, ndërsa nëse do rrisnin rrogën do vuanin krizën reale të urisë" tha zoti Rama. "Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, kontribut i viteve atyre që punojnë, që në 2014 të gjithë shqiptarët që fitojnë më pak se 150 mijë lekë të reja paguajnë më pak dhe falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjen të gjithë atyre që punojnë 1.2 mld dollarë në 8 vite që do ishin në arkën e shtetit”, tha kryemiistri Rama.