RTSH 24 Live

Ekonomi

Kriza energjetike, Angjeli: Shqipëria nuk përjashtohet nga goditja, të merren masa teknike organizative

20/09/2022

Kriza energjetike, Angjeli: Shqipëria nuk përjashtohet nga goditja, të merren masa teknike organizative

Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini në RTSH24, ka deklaruar kriza energjitike ka prekur gjithë vendet e Europës dhe se kjo është goditja më e madhe që u jepet këtyre vendeve.

Por sipas Angjelit, Shqipëria ka shansin që të jetë më pak e goditur nga kriza energjitike sepse nuk ka si bazë furnizimi gazin. Por megjithatë, as Shqipëria nuk përjashtohet nga goditja pasi në kushtet e thatësirave do importojë më shumë nga ato vende të cilat kanë bazë gazin. Dhe me rritjen e gazit, sipas Angjelit, rritet çmimi i energjisë elektrike.

“Europa, gjithë vendet e BE dhe më gjerë, janë të prekur jo vetëm nga kriza energjitike, por nga një krizë më e përgjithshme, që është shoqëruar me rritjen e 135mimeve jo vetëm të energjisë, por për efekt zinxhir, për efekt të ndërprerjes zë zinxhirit të furnizimeve dhe me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Kjo padyshim është shoqëruar dhe me rritjen e inflacionit, kështu që po t’i shtojmë kësaj dhe ndërprejen e krizës së furnizimit të produkteve dhe garancisë së sigurimit ushqimor, kriza bëhet më komplekse. Kriza energjitike është themeli, i ka vënë përballë gjithë shtete e zhvilluara të Europës. Dhe duket se kjo është goditja më e madhe që u jepet ekonomisë së këtyre vendeve dhe Eurozonës.

Duke qenë se ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe përdorimi i energjisë për ngrohje të popullsisë në vendet si Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe kanë në bazën e vet gazin, kjo krizë i ka prekur fortë, duke qenë se varësia nga gazi rus ka qenë e madhe, nga gazi rus ka qenë e madhe, për shkak të kësaj ndërprerje duke u drejtuar drejt tregjeve të tjera, gazi është rritur rreth 33 herë më shumë. Po kështu është rritur energjia elektrike dhe nafta.

Shqipëria ka shansin që të jetë më pak e goditur nga kriza energjetike, sepse nuk ka bazë furnizimin me gaz. Por Shqipëria është e varur nga importi i energjisë në një masë të konsiderueshme. Ne importojmë 30. Në thatësira do importosh më shumë. Duke qenë se Prodhimi i energjisë elektrike nga vendet që do importosh kanë bazë gazin dhe çmimi i gazit është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike ka arritur shuma kolosale. Nuk mund të përjashtohej Shqipëria nga goditja. Madhësia e goditjes është e ndryshme në vende të ndryshme”, tha Angjeli.

Por si do e përballojë Shqipëria këtë goditje? Sipas Angjelit fasha 800 kilovat është për gati 92%-95% të konsumatorëve, dhe vetëm 7-10% e konsumatorëve të cilët shkojnë përtej kësaj fashe, do të preken. Angjeli ka sugjeruar një sërë masash që mund të merren nga qytetarët për të kursyen energji elektrike, duke nisur nga limitimi i ndriçimit të rrugëve gjatë natës, fikja e llampave të vitrinave po ashtu gjatë natës, te vendosja e llampave ekonomike dhe me ndriçim të ulët nga qytetarët në shtëpitë e tyre.

 “Kjo fashë që do paguhet për 800 kilovat është për gati 92%-95% të konsumatorëve. Nuk prek shumicën e popullsisë. Vetëm 7-10% kjo e prek. Kush janë ata? Janë ata që konsumojnë mbi 800 dhe sido të jetë një sërë biznesesh, që nuk do preken fillimisht nga rritja e çmimit, por pas tre muajsh do preken dhe ata.

Kjo masë duhet të shoqërohet me masa teknike organizative për kursim të energjisë. Në Shqipëri nuk flitet për ndërprerje të energjisë, por në gjithë Tiranën nuk mund të rrinë dritat gjithë natën të ndriçuara. Gjithë vitrinat 12 orë të natës rrinë me dritë. Nuk ka arsye pse të jenë. Duket si shaka kjo, por kursen shumë. Në shtëpi të përdoren drita me ndriçim të ulët. Flasim për 95% të popullsisë.

Sipas studimit gati 92% e popullsisë konsumojnë deri në 800 kilovat.  Një masë tjetër shumë e rëndësishme është burimi alternativ i energjisë. Ne kemi dy vjet që flasim për një strategji të sigurimit të burimeve energjetike alternative brenda vendit. Kemi folur për energjinë diellore, fotovoltaikët, kemi gati një park, janë bërë gati dhënia e disa lejeve. Duhet një shpejtësi shumë e madhe që këto leje të dhëna apo në proces, të plotësohen me lejet e ndërtimit, me investimin e vogël që kërkohet për të bërë lidhjen e këtyre pikave dhe ato të futen në përdorim dhe të vazhdohet me të. Së treti, sot është koha të orientohemi më mirë në tregun ndërkombëtar dhe së katërti duhet të mendojmë për likuiditet sepse do ndodhemi në krizë. Gjithë shtetet e Evropës do ndodhen ën krizë likuiditeti buxhetor për ta blerë energjinë. Me gjithë këtë thatësirë nëse nuk ke energji, ti do blesh.  Nuk është e mjaftueshme që dy TEC-et lundruese të plotësojnë nevojat e energjisë dhe ato TEC-et janë me pagesë. Dhe kur flas për krizë likuiditeti flas për vendet e Europës”, tha Angjeli.

/rtsh.al/