RTSH 24 Live

Rajon

Kriza ekonomike, Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit dhe druve deri në fund të vitit

20/07/2022

Kriza ekonomike, Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit dhe druve deri në fund të vitit

Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë më eksportin e grurit miellit dhe drurit deri në fund të viti si pjesë  masave për të përballuar krizën ekonomike. Masat e reja u miratuan sot nga qeveria, ndërsa gjithashtu është hequr deri në fund të vitit edhe  taksa doganore për importin e vajit.

Vendimi i Qeverisë vjen edhe për të parandaluar keqpërdorimet në tregun vendos dhe mbrojtur qytetarët.

“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë

Bota po përballet me rizë ekonomike dhe rritje të frikshëm të çmimeve të karburanteve, energjisë dhe produkteve ushqimore.

/rtsh.al/