RTSH 24 Live

Ekonomi

Kriza e çmimeve ne vend, Ekspertët: Fenomen global, energjia kërkon masa më afatgjate

14/10/2021

Kriza e çmimeve ne vend, Ekspertët: Fenomen global, energjia kërkon masa më afatgjate

Eskpertët e ekonomisë e shohin rritjen e cmimeve të ushqimeve si një fenomen të përkohëshëm, që diktohet nga faktorë të jashtëm. Profesor Anastas Angjeli dhe Selami Xhepa thonë se kriza e vërtetë është ajo e sektorit të energjisë dhe për këtë sugjerojnë marrjen e masave në afatgjatë. 
Ekspertët pohojnë se rritja e cmimeve për produktet e shportës është e përkohshme ndërkohë që vëmendje kërkon kriza e energjisë. Sipas tyre kjo krizë dikton marrjen e masave në afatgjatë për të përballuar goditjen që mund të pësojë ekonomia.
Qeveria ka hartuar një plan me tre pika për të përballuar krizën energjitike, ku garantohet furnizimi pa ndërprerje me energji,mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike si nje fond likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike.