RTSH 24 Live

Sociale

Krimi tek adoleshentët dhe të miturit, në Elbasan vetëm për këtë vit raportohen 70 raste

10/07/2024

Krimi tek adoleshentët dhe të miturit, në Elbasan vetëm për këtë vit raportohen 70 raste

Rastet e përfshirjes së të miturve dhe adoleshentëve në vepra të ndryshme penale në Elbasan, ku më të zakonshmet janë armëmbajtja pa leje dhe shitja e prodhimi i lëndëve narkotike, janë bërë shqetësuese për mjedisin social dhe organet ligjzbatuese.

Sipas avokatëve rastet e rritura janë derivate të mjedisit  dhe komunitetit të cilit ata i përkasin.

Nga ana tjetër psikologët vërejnë se një prej shkaqeve  të përfshirjes së këtyre moshave në vepra penale  mbetet familja, pasi prindërit shpesh janë të dhënë pas të ardhurave duke lënë një boshllëk të madh emocional tek fëmijët, ku këta të fundit përpiqen ta mbushin diku tjetër. Por jo pak rol kanë edhe rrjetet sociale ku herë -herë ndeshen motivet e dhunës.

Sjellja e adoleshenteve apo e minorenëve ne qarkun e Elbasanit po behet akoma dhe me e rrezikshme. Zënkat ne rrjetet sociale apo edhe në rrugë kanë sjellë përballje deri në humbje të jetës.

RTSH