RTSH 24 Live

Kosova

Krimi makabër në Deçan, përcillen sot në banesën e fundit dy nxënësit

28/11/2021

Krimi makabër në Deçan, përcillen sot në banesën e fundit dy nxënësit

Do të përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjollan të Deçanit. 

"Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.

Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë tre persona nga breshëria e kallashnikovit dy ditë më parë. Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi. Autori i ngjarjes ende nuk është vënë para drejtësisë megjithatë policia e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist.