RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Krim i dyfishtë brenda familjes në Divjakë, burri vret gruan, më pas i jep fund dhe jetës së tij

19/09/2021

Krim i dyfishtë brenda familjes në Divjakë, burri vret gruan, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Konfliktet e vazhdueshne në çift, kanë përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme për çiftin Hekuran e Fëllënza Rrasa 58 e 45 vjeç. Gruaja është qëlluar me armë zjarri, çifte, nga bashkëshorti, i cili më pas ka qëlluar dhe veten. Të dy kanë humbur jetën në vend. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Babunjë të Divjakës. Në momentin e ngjarjes, bashkëshortët kanë qenë vetëm në banesë, ndërsa u gjetën pa ketë brenda shtëpisë nga djali i tyre i vetëm, 20 vjecar, Leonardi.
Nuk dihen ende, arsyet e vërteta të krimit brenda familjes, dhe vëllai i autorit të krimit, Ymeri, e ka të vështirë të tregojë nëse çifti ka patur konflikte mes njëri tjetrit. Ajo që saktëson ai dhe kushërinjtë e tjerë është varfëria ekstreme.
Sipas burimeve policore, viktima dhe autori vite me parë kanë qenë të njohur për policinë pasi Fellënza kishte denoncuar dhunën e bashkëshortit, por pas disa kohësh e falte përsëri dhe vazhdonin jetesën. Autori i krimit punonte në bashkinë e Divjakës së bashku me djalin, ndërsa bashkëshortja merrej me punë bujqësie.