RTSH 24 Live

Kuriozitete

Krijohet  grupi i  parë i parqeve kombëtare

12/10/2021

Krijohet  grupi i  parë i parqeve kombëtare

Kina njoftoi të martën se do të krijojë zyrtarisht grupin e vet të parë të parqeve kombëtare.

Në këtë listë janë Parku Kombëtar “Sanjiangyuan”, Parku Kombëtar i Malit Wuyi, Parku Kombëtar i Pandave Gjigante, Parku Kombëtar i Tigrave dhe Leopardëve i Kinës Verilindore dhe Parku Kombëtar i Pyllit Tropikal të Shiut i Hainan-it. Zona e mbrojtur tokësore ka një sipërfaqe 230 000 kilometra katrorë dhe mbulon rreth 30 për qind të llojeve kryesore të kafshëve të egra tokësore që gjenden në Kinë.
Këto janë ndër 10 parqet kombëtare pilot që janë shqyrtuar nga autoritetet e vendit për statusin e parkut kombëtar në vitet e fundit.