RTSH 24 Live

Ekonomi

Krifca takim me fermerët në Gjirokastër: Kam kërkuar pranë BE rishikimin e Programit Ipard III

11/08/2022

Krifca takim me fermerët në Gjirokastër: Kam kërkuar pranë BE rishikimin e Programit Ipard III

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi takim me fermerët e Dropullit në Gjirokastër, kryesisht prodhues të misrit dhe të grurit.

Ministrja tha se pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, ka një prodhim të mbarë të misrit këtë vit, po ashtu si u regjistrua dhe prodhimi i grurit.

Gjatë takimit, ministrja Krifca njoftoi fermerët se ka kërkuar pranë BE rishikimin e Programit Ipard III, për të bërë të mundur përfshirjen e mbështetjes me mekanikë bujqësore si dhe me kapacitete ruajtjëse e magazinimi për prodhuesit e grurit dhe të misrit.

Nga Dropulli, Ministrja Krifca ritheksoi dhe ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, e cila u shtua dhe me 500 milonë lekë të tjera naftë për fermerët dhe që mbulon të gjjtha kulturat e prodhimit në vend.

/rtsh/