RTSH 24 Live

Ekonomi

Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

16/05/2023

Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

51% e fermave agroturistike në Shqipëri menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale.

Zonja Krifca vuri në dukje se, prania e tyre ka sjellë ide të reja, rritje punësoimidhe histori suksesi.

“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukturë kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale, përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve. 51 % e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi”, tha ajo.

Qeveria shqiptare po mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës shqiptare.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen mbi 250 njësi agroturizmi, bujtina, ekoparqe dhe pika kampingu që ofrojnë eksperienca unike, shërbim cilësor, akomodim cilësor dhe gatime të freskëta.

Shumë prej tyre janë bërë pika të rëndësishme