RTSH 24 Live

Politikë

Kreu i ri i SPAK, Kim: Procesi të jetë transparent dhe i pa manipuluar nga ata që tentojnë të ndikojnë në drejtësi

22/11/2022

Kreu i ri i SPAK, Kim: Procesi të jetë transparent dhe i pa manipuluar nga ata që tentojnë të ndikojnë në drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar transparencë dhe mosndërhyrje të politikës në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Kim shkruan se kreu i ri duhet të jetë i kualifikuar dhe të jetë i vendosur të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta drejtuese.

Ambasadorja ka edhe një paralajmërim për të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë këtë proces, duke thënë se kjo gjë i përket së shkuarës dhe se e ardhmja e Shqipërisë është një drejtësi e pastër dhe e pandikuara.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm së pari të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe së dyti të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK, si reforma në drejtësi, duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim

Në garë për kreun e ri të SPAK është Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani, kandidaturat e të cilëve janë verifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK. Kreu i ri zgjidhet më datë 19 dhjetor, kur përfundon edhe mandati i kreut aktual, Arben Kraja.

/rtsh.al/