RTSH 24 Live

Politikë

Kreu i PD Basha, takon ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci

19/10/2021

Kreu i PD Basha, takon ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrë ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci. Ky takim, ka theksuar Basha, ka një rëndësi të veçantë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë 2 vendet. “Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, shkruan Basha.