RTSH 24 Live

Kulturë

Kreu i PD Basha, reagon pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Guljelm Radoja

05/05/2021

Kreu i PD Basha, reagon pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Guljelm Radoja

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur Guljelm Radoja, i cili ndërroi jetë nga COVID, mëngjesin e sotëm. Zoti Basha i ka shprehur ngushëllime familjes së aktorit, dhe shton se largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

‘Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.