RTSH 24 Live

Politikë

Kreu i PD, Basha: ‘Ballkani i hapur’, t'i japim fund kësaj hipokrizie

29/07/2021

Kreu i PD, Basha: ‘Ballkani i hapur’, t'i japim fund kësaj hipokrizie

Kreu i PD Lulzim Basha, ka folur pas një takimi me kreun e Komunës së Bujanovcit në Preshevë Nagip Arifi, në selinë e PD. Një thirrje direkte ka pasur për SHBA dhe BE, duke thënë se duhet të ndërhyjnë për të ndalur spastrimin etnik që po i bëhet Luginës së Preshevës nga Serbia.

“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e Luginës së Presheves ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet Komunës së Preshevës. OSBE SHBA të bëjë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Në Preshevë nuk as dhe një mjek shqiptar, diskriminimi vazhdon. Vazhdon diskriminimi me mosnjohjen e diplomave për ata që kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës. Qytetarët e Luginës së Preshevës përballen me sfida të mëdha”, tha Basha.

Edhe Arifi deklaroi se gjatë këtij takimi ka folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit.

“Patëm një takim me Bashën, paradite kam pasur takim me Metën dhe me ministrin Majko dhe tani me Bashën. E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar Serbia ndaj Luginës së Preshevës, si është duke përdorur metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të Shqipërisë. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropëm e bashkuar”, tha Arifi.

Teksa foli për forumin ekonomik “Ballkani i Hapur” që u zhvillua sot në Shkup, Basha tha se duhet të marrë fund çdolloj hipokrizie pasi, sipas tij, "në këto takime po prodhojnë vetëm fotografi".

“Në atë takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere të nxehta, po kthehet në alibi dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Serbisë dhe të Kosovës. PD e mbështet dialogun mes dy vendeve”, tha Basha.