RTSH 24 Live

Kosova

Kreu i LDK-së: Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran. Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës

31/07/2022

Kreu i LDK-së: Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran. Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një reagim të tijin të pak minutave më parë, ka përkrahur Qeverië e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

“Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri”.

Sipas tij, është esencial bashkërendimi me aleatët ndërkombëtar.

“Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, thuhet në postimin e kryetarit të LDK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur pikëkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve që të cojnë në këto dy pika.

/rtsh.al/