RTSH 24 Live

Rajon

Kretë, fundoset anija me 45  refugjatë sirianë

24/07/2021

Kretë, fundoset anija me 45  refugjatë sirianë
Foto ilustruese

Ndërsa udhëtonin drejt brigjeve italiane për një jetë më të mirë 45 refugjatë sirianë kanë rrezikuar jetën ndërsa udhëtonin në ujrat e ishullit grek të Kretës me një anije. Anija me 45 refugjatë sirianë u fundos në juglindje të ishullit, kanë njoftuar mediat turke, pasi një anije turke ka ndërhyrë për ti shpëtuar refugjatët. "Anija u fundos në orën 21:10 sipas kohës lokale të enjten në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Turqisë për shkak të kushteve të rënda të motit", tha Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës të Turqisë në një deklaratë. 
Anija po lundronte drejt Italisë por I ka mbaruar karburanti para se të arrinte në desitancion, thuhet në deklaratë. Tridhjetë e një refugjatë u shpëtuan nga një anije në pronësi të Turqisë në rajon ndërsa pesë u shpëtuan nga një helikopter grek, thuhet më tej.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rajon me dy anije dhe avionë patrullues detarë që i përkasin Komandës së Forcave Detare Turke, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në një deklaratë.