RTSH 24 Live

Botë

Kremlini për sanksionet e mundshme të SHBA-së: Do të vlejë parimi i reciprocitetit

15/04/2021

Kremlini për sanksionet e mundshme të SHBA-së: Do të vlejë parimi i reciprocitetit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj pretendimeve për sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së ndaj Rusisë.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov foli mbi pretendimet se administrata e SHBA-së do të dëbojë disa diplomatë rusë dhe se do të zbatojë sanksione ndaj borxhit publik të Rusisë.

"Nuk ka tym aty ku nuk ka zjarr. Me shumë mundësi, bëhet fjalë për disa rrjedha nga disa gazeta amerikane. Por ne do të presim deklarimin e vendimit zyrtar të Washingtonit", tha Peskov lidhur me pretendimet në fjalë.

Peskov mbrojti idenë e tij se sanksionet e mundshme nuk do të sigurojnë kontribut për bisedimet e planifikuara të mbahen mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

"Sanksionet e mundshme që po diskutohen është e qartë dhe hapur se nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në një takim të tillë. I dënojmë dëshirat për këto sanksione, sepse këto i shohim të paligjshme dhe për të mbrojtur në mënyrën më të mirë interesat tona do të jetë i vlefshëm parimi i reciprocitetit", deklaroi Peskov.

Ndër të tjera, Peskov ka vlerësuar edhe anulimin për kalimin në ngushticat e Bosforit të anijeve luftarake që SHBA-ja njoftoi se do të dilnin në Detin e Zi.

Lidhur me këtë, Peskov tha se: "Situata aktualisht është shumë e tensionuar. Siç e dini, në kuadrin e stërvitjeve të ndryshme pajisjet ushtarake edhe të NATO-s edhe të SHBA-së janë transferuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kufirin tonë. Transferimi i pajisjeve ushtarake shtesë do të tensionojë edhe më shumë situatën. Është ende herët të komentohet se ka rënë tensioni si rezultat i vendimit të SHBA-së për të mos dërguar anijet"./AA