RTSH 24 Live

Politikë

KQZ/ Të premten hapen 10% e kutive të votimeve në disa bashki të vendit

14/10/2021

KQZ/ Të premten hapen 10% e kutive të votimeve në disa bashki të vendit

Ditën e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për hapjen e kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë. 10% e kutive do hapen dhe fletët e votimit do të rinumërohen dhe shihen për parregullësi. ‘Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10% të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor. Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00. ‘- shkruan KQZ në ‘Facebook’, duke informuar se në cilat bashki do të ndodhë ky proces, në cilën ditë dhe orë.