RTSH 24 Live

Politikë

KQZ regjistron koalicionin "Bashkë Fitojmë", përjashton PD-në e Berishës

18/03/2023

KQZ regjistron koalicionin "Bashkë Fitojmë", përjashton PD-në e Berishës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka regjistruar si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 Majit koalicionin opozitar "Bashkë Fitojmë", por ka përjashtuar nga ky koalicion PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha.

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ Indrit Sefa kishte deklaruar se nuk kishte asnjë vullnet të PD-së zyrtare për tu regjistruar në asnjë koalicion. 
 
Po ashtu Celibashi ka zbatuar vendimin e marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve lidhur me regjistrimin e PD-së si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 majit me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. 

Më herët Celibashi ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit edhe koalicionin Aleanca Liberale e Djathtë me pjesëmarrëse partitë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Bashkimi Demokrat. 

 

/ rtsh.al /