RTSH 24 Live

Kronika

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

07/05/2021

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku paraqiten të dhënat që tregojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga radhët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo.

Sipas të dhënave, 128 deputetë  janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 në 79 vjeç. Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.