RTSH 24 Live

Politikë

KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ-ve për PS, PSD dhe PL, Celibashi: Anëtarët e PD i miratojmë pas verifikimit të dokumenteve

08/02/2023

KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ-ve për PS, PSD dhe PL, Celibashi: Anëtarët e PD i miratojmë pas verifikimit të dokumenteve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën me anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor -ve të dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste, dhe Partia Socialdemokrate ndërsa është lënë jashtë shqyrtimit listën me anëtarë të KZAZ-ve të Partisë Demokratike e ndarë në dy kampe, atë të grupimit të+ Sali Berishës dhe atë të Enkelejd Alibeajt.

Kujtojmë se më 27 janar Partia Demokratike e Berishës dorëzoi në KQZ, listën me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve me firmën e Flamur Nokës, ndërsa dy ditë më vonë (29 janar) edhe PD e grupimit të Alibeajt dorëzoi listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit, e cila mbante firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media, lidhur me ngërçin e PD, u shpreh se anëtarët e kësaj partie për KZAZ, do të miratohen vetëm pas verifikimit të dokumenteve. Miratimi i listës me anëtarët e KZAZ-ve të PD, theksoi Celibashi, do të kryhet në momentin e përshtatshëm. Ai u shpreh më tej se KZAZ-të do të konstituohen edhe pa anëtarët e Partisë Demokratike, pasi sipas tij, plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh. Më tej ai theksoi se deri më datë 7 mars do të dilet në përfundimin për përfaqësuesin e Partisë Demokratike.

Duke e sqaruar dhe njëherë, vendimarrja e KQZ e komisionerëve dhe KAS, por për rastin e komisionerit, do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor. Por, nuk kemi ardhur në atë moment. Mbetet e padiskutueshme ajo çfarë kemi thënë se në momentin që do vendosim, do jetë në përputhje me parashikimin e ligjit. Do jetë vendimarrje e thjeshtë, nuk kam asnjë ndroje për të marrë këtë vendim.

KZAZ do konstituohen, kuorumi prej 4 anëtarësh, e bën funksionale KZAZ-në. në momentin më të përshtatshmë do emërojmë dhe anëtarët e KZAZ të propozuar nga PD. Të vendosur sipas ligjit, presupozon edhe të vendosurit me një lloj përgjegjshmërie mbi fatin e procesit zgjedhor. Nuk jemi ende në këtë moment.

Procesi zgjedhor është një process ligjor dhe politik mjaft i rëndësishëm. Pikërisht për këtë arsye, shqyrtimi i kërkesave që lidhen me subjekte politike bëhet brenda një afati të shkurtër. Ligjvënësi për çështje që lidhen me veprimtarinë e partive politike ka përcaktuar afate shumë të shkurtra. Ka çështje për individin shumë të rëndësishme në gjykata.

Për të patur zgjedhje jo vetëm të pranuara në kuptimin formal të rezultatit të këtyre zgjedhjeve dhe të standartit të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, do duhet të vendosim për disa çështje.  Nëse një strukturë jashtë gjykatës, institucione politike shohin se këtu ka vend për të ndërhyrë, do ndërhyjnë", tha Celibashi.

/rtsh.al/