RTSH 24 Live

Kronika

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zeqine Sollaku, bashkëshortja e ish prokurorit të përgjithshëm

08/07/2021

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zeqine Sollaku, bashkëshortja e ish prokurorit të përgjithshëm

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit  ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zeqine Sollaku, bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Gjatë seancës dëgjimore ku u evidentuan mungesa financiare për pasurinë, gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

Në relatim u konstatuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa të burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve. Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u konstatuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Gjatë seancës dëgjimore u relatuan pamundësi financiare për të justifikuar investimet e kryera në blerjen e gjashtë apartamenteve dhe të një autoveture.

Ish prokurori i përgjithshëm, aktualisht avokati Sollaku i kundërshtoi balancat negative të Komisionit. Ai paraqiti një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se kishte pasur burime të mjaftueshme dhe të ligjshme për krijimin e pasurive.