RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, zëdhënësi i KQZ-së: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të shpallet të hënën

23/02/2021

Kosovë, zëdhënësi i KQZ-së: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të shpallet të hënën

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për mediat, ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit, si dhe rinumërimi i disa vendvotimeve. Elezi ka theksuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallen gjatë javës së ardhshme.

"Procesi i rinumërimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumërimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se gjatë fundjavës mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre jashtë vendit.