RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, të hënën nis viti i ri shkollor

26/09/2021

Kosovë, të hënën nis viti i ri shkollor

Të hënën 27 Shtatot, fillon procesi mësimor në formë fizike në nivelin parauniversitar në Kosovë. Për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, shqetësim është mungesa e mundshme e mësimdhënësve me COVID-19 dhe ata me sëmundje kronike, por edhe e shtatzënave që me vendim të Qeverisë janë të liruara nga paraqitja në punë. Ndërkohë, nga niveli qendrorë është thënë se i gjithë stafi duhet të kthehet në shkolla që nga e hëna.
E derisa mësimi pritet të mbahet në grupe në klasat që kanë më shumë se 20 nxënës, sipas të dhënave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, 93.6% e mësimdhënësve janë të vaksinim së paku me njërën dozë të vaksinës. Shpresa Shala, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës, për KosovaPress, tha se shkollat teknikisht janë gati.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se vazhdimisht do të bëhen testime të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se organizatorët e protestave në veri të vendit, kanë vendosur që mos ta fillojnë procesin mësimor këtë hënë, më 27 shtator. Ky vendim që pritet të publikohet së shpejti ka për qëllim në radhë të parë propagandistik, duke e paraqitur situatën të rënduar për fëmijët serbë.