RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, spital i ri për fëmijët

22/11/2020

Kosovë, spital i ri për fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar nga afër punimet që po bëhen në objektin e ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas vizitës brenda objektit, ministri Zemaj tha se punët në këtë objekt janë drejt përfundimit e që ky spital sipas tij do të jetë shembull edhe për rajonin. Tutje derisa ka folur për rendësin e këtij objekti, Zemaj tha se ky objekt do t’ua lehtësoj punën edhe profesionistëve shëndetësore dhe fëmijëve në Kosovë.

Ministri Zemaj aty u pyet edhe për ilaçin Remdesivir antiCOVID i cili ka kosto të lartë dhe nuk është në listën esenciale. Me ç’rast ministri Zemaj tha se shumë shpejt ky ilaç do të arrijë edhe në Kosovë. Zemaj ka folur edhe për ankesat për shpenzime të pacientëve me COVID-19.

E për spitalin COVID-19 ai tha se janë duke u ndjekur gjitha procedurat ligjore dhe se gjithçka është në konsultim me ekspertët të cilët do të trajtojnë rastet COVID, mirëpo ai nënvizoi se interesimi i tyre është që objekti më pas të kthehet në Emergjencë ashtu edhe siç ishte planifikuar para kësaj situate të pandemisë. Ditë më parë u përfol edhe për përdorimin e spitaleve private dhe hoteleve për trajtimin e rasteve COVID. Mirëpo Zemaj ka thënë se të kursehet nga këto diskutime të cilat siç tha kërkojnë më shumë trajtim.