RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, rreth ​8 mijë raste aktive me COVID-19

04/05/2021

Kosovë, rreth ​8 mijë raste aktive me COVID-19

Nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, deri më tani me këtë virus u infektuan 105 mijë e 636 persona.

Shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 187 qytetarë.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 7 mijë e 983 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. /KosovaPress/