RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, regjistrohen 7,635 raste aktive me koronavirus

22/09/2021

Kosovë, regjistrohen 7,635 raste aktive me koronavirus

7,635 raste aktive dhe mbi 450 mijë qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID. Këto janë të dhënat që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Deri më tani janë shëruar 148,781, ndërsa nga koronavirusi kanë humbur jeten 2,912 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.