RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, nis sot zbatimi i planit të qeverisë për makinat me targa serbe

01/11/2022

Kosovë, nis sot zbatimi i planit të qeverisë për makinat me targa serbe

Nga sot në Kosovë qeveria nis zbatimin e planit për makinat me targa serbe që qarkullojnë brenda territorit të saj, plan që kalon në 3 faza.

Më 1 nëntor nis zbatimi i fazës së parë që do të fokusohet në masën e qortimit për pronarët e makinave me traga serbëve dhe informimin e tyre që të drejtohen te Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Faza e dytë e planit, nga 21 nëntori deri më 21 janar , parashikon gjoba deri në 150 euro për pronarët e makinave me targa serbe që nuk e kanë ndryshuar atë ende.

Ndërsa pas 21 prillit kur nis dhe faza e tretë, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me targa serbe.

Pas 21 prillit secila makinë që hyn në Kosovë i nënshtrohet akcizës, tatimit në import dhe tatimit mbi vlerën e shtuar. Ky çmim shtesë nuk do të vlejë për ata që do t’i riregjistrojnë automjetet me targa RKS.

/rtsh.al/