RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, nga 1 gushti efektive politikat e reciprocitetit, makinat me targa serbe të mbulojnë pjesën e simboleve

31/07/2022

Kosovë, nga 1 gushti efektive politikat e reciprocitetit, makinat me targa serbe të mbulojnë pjesën e simboleve

Nga data 1 gusht 2022 në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Kosovë, do fillojë edhe zëvendësimi i targave të konsideruara të jashtëligjshme në ato që mbajnë mbishkrimin RKS.

Bëhet fjalë për automjetet me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), të cilat janë lëshuar nga Zyra serbe e Policisë për Mitrovicën, me seli në Rashkë, të serbisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pikë kryesore të axhendës së tij politikën e reciprocitetit me Serbinë shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kurti synon me këto ligje të mbrojë të drejtat e qytetarëve Kosovarë nga politikat diskriminuese të shtetit serb.

Kurti ftoi dhe qytetarët e etnisë serbe banues në veri të vendit t’i bashkohen iniciativës së tij.

Kjo politikë e kreut të qeverisë kosovare megjithatë nuk është pritur mirë nga politikanët serbë me drejtorin e zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Beogradit Petar petkoviç që u shpreh se serbët në veri të Kosovës do të krijojnë asosacionin e komunave me shumicë serbe nëse Kurti vazhdon me planin e tij.

/rtsh/