RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, NATO: Po monitorojmë nga afër situatën!

01/08/2022

Kosovë, NATO: Po monitorojmë nga afër situatën!

Pas përplasjeve të ashpra në veri të Kosovës, ka ardhur dhe reagimi i NATO-s. Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, aleanca shprehet se KFOR-i po vëzhgon nga afër situatën, ndërsa shprehu gatishmërinë për të ndërhyrë, në rast se është e nevojshme për të mbajtur Kosovën të sigurt.

"KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruhet në Twitter.